Ronaldo mund të ketë thyer rregullat për Covid19

Ronaldo mund të ketë thyer rregullat për Covid19

Cristiano Ronaldo me gjasë i ka thyer rregullat e Covid19, thotë ministri i sportit në Itali, Vincenzo Spedafora.

Fituesi i 5 topave të artë u detyrua që të vetë izolohet pasi që rezultoi pozitiv në testin për Corona Virus, sa ishte i grumbulluar me kombëtaren e tij.

Ai u paraqit dy herë për Portugalinë, kundër Francës dhe Spanjës, por nuk mundi t’i ndihmojë ekipit të tij në ndeshjen e tretë kundër Suedisë për shkak të testimit pozitiv. Dhe në vend se të pres një përgjigje nga ministria e sportit në Itali, ai udhëtoi menjëherë për në Torino me aeroplan privat dhe ndërpreu vetë izolimin.

Klubi i Juventus u deklarua: “Cristiano Ronaldo u kthye në Itali me një fluturim i cili ishte i autorizuar nga organet kompetente të shëndetësisë së shtetit dhe ai do të vazhdoj periudhën e vet izolimit në shtëpinë e tij.” Por, Spedafora nuk mendon kështu. Ai thotë se nuk ishte në dijeni për ndonjë leje të lëshuar nga ministria që do të mundësonte fluturimin e portugezit kur ai duhet të ishte në vetë izolim.

“Pa autorizimin e autoriteteve të shëndetësisë, mendoj se ai ka thyer protokollin e Covid19.”- u shpreh Spedafora për Rai Radio, raporton Insajderi.