![Ronaldo nervozohet me mediat: Si t’ju flas kur u them një gjë e ju shkruani një tjetër](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2017/11/ronaldo-1.jpg)
Cristiano Ronaldo nuk ka qenë në disponim për të folur para mediave pas fitores së Real Madridit ndaj APOELIT në Ligë të Kampionëve, duke thënë i nervozuar se ai thotë diçka tjetër ndërsa mediat shkruajnë diçka tjetër.
Ronaldo i dha fund serisë prej katër ndeshjeve pa gola për Real Madridin duke shënuar dy herë në fitoren bindëse 6-0 të Real Madridit ndaj APOELIT në Qipro.
Megjithatë, katër-herë fituesi i Topit të Artë ka qenë i zemëruar pas ndeshjes.
Gjersa Ronaldo eci ku ishin të vendosur gazetarët pas ndeshjes, ai u tha atyre: “Si mund të flasë me ju kur unë them një gjë e ju e shkruani një tjetër”.
Me fitoren e mbrëmshme, Real Madridi e siguroi kalimin në fazën e nokautit të Ligës së Kampionëve.