Ronaldo “parakalon” Bale, nesër bëhet lojtari më i paguar

Ronaldo “parakalon” Bale, nesër bëhet lojtari më i paguar

Cristiano Ronaldo ka rinovuar kontratën me Realin e Madridit deri në vitin 2021. Këtë lajm e ka bërë publik e përditshmja prestigjoze spanjolle “AS” e cila njofton se zyrtarizimi i marrëveshjes mes futbollistit dhe klubit do të bëhet publik ditën e nesërme.

Para disa ditësh ishte sulmuesi uellsian, Gareth Bale që rinovoi me madrilenët kontratën e tij deri në vitin 2022, duke u shndërruar në të njëjtën kohë futbollisti më i paguar në botë, por nga nesër ky titull duket se do i përkasë portugezit Ronaldo.

Ky operacion inkuadrohet në politikën e rinovimeve që po ndjek Reali Madridi me rinovimet e mëparshme të Tony Kroos, Luka Modruic, Lucas Vazques dhe Gareth Bale, raporton Insajderi.

Në këtë aspekt mbeten ende pa një zgjatje të marrveshjes Isco dhe Pepe, i cili do të jetë i lirë në fund të sezonit, dhe duke filluar që nga janari mund të hyjë në bisedime me cdo ekip tjetër. /Insajderi.com