Ronaldo: Real Madridi duhet ta blejë Mbappen para Neymarin

Ronaldo: Real Madridi duhet ta blejë Mbappen para Neymarin

Luis Nazario Da Lima Ronaldo beson se nëse Real Madridi duhet të blejë një lojtar si investim afatgjatë këtë verë, duhet ta marr yllin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, njofton Insajderi.

Presidenti i Real Valladolid preferon francezin për Los Blancos përpara bashkatdhetarit të tij Neymar për shkak të diferencës së tyre të moshës.

“Tani për tani, nuk është se dikush është më i mirë se tjetri, por nëse Real Madridi duhej të bënte një investim të madh, ata duhet ta bëjnë këtë duke menduar për të ardhmen”.

“Neymar është 28 vjeç dhe Mbappe është 22 vjeç. Si investim, do të ishte më logjike të sillesh më të riun”.

Sidoqoftë, Ronaldo shpreson që Neymar të fitojë Ligën e Kampionëve.

“Ai duhet të fitojë Ligën e Kampionëve për të përfunduar sezonin e tij.  Ai ka luajtur shumë mirë në ndeshjet e fundit, veçanërisht në këtë fazë finale në Portugali”.

“Ai ka krijuar shumë shanse shënimi, por i ka munguar qetësia për të përfunduar me gol lëvizjet e tij”.

“Me fat dhe qetësi, ai mund ta gjejë veten duke shënuar në finale”, ka thënë Ronaldo./Insajderi.com