Cristiano Ronaldo është duke thyer paragjykimet se mosha është problem në futboll.
Portguezi ka shënuar gol përsëri në ndeshjen kundër Young Boys, transmeton Insajderi.com.
Ai ka kaluar “Djajtë e Kuq” në epërsi dhe ky gol ishte tejet i veqantë për të, pasi kjo ishte ndeshja e 17-të me radhë që ai shënon në Ligën e Kampionëve.
Ish-sulmuesi i Juventusit me paraqitjen e sontme ka thyer një rekord, pasi ka barazuar Iker Casillas me 177 paraqitje në këtë kompeticion.
CR7 shënoi dy gola edhe në ndeshjen e rikthimit të tij në “Old Trafford”, ku Unitedi e mposhti Newcastlen me rezultat 4-1.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë, është 36 vjeçar por ende duket që është larg nga pensionimi dhe ka ende se çka të ofrojë në fushën e gjelbër./Insajderi.com