Me këtë tre gola, Cristiano Ronaldo ka hyrë në histori të skuadrës së tij, pasi" />

Ronaldo shkruan histori tek Real Madridi

Ronaldo shkruan histori tek Real Madridi

Cristiano Ronaldo ka shënuar hettrik në fitoren 3:0 të Real Madridit ndaj Atletico Madridit.

Me këtë tre gola, Cristiano Ronaldo ka hyrë në histori të skuadrës së tij, pasi për më pak se tetë edicione ka shënuar 400 gola.

Këto statistika nuk i ka arritur asnjë futbollist më parë tek skuadra mbretërore nga Madridi, raporton Insajderi.

Ronaldo ka fituar katër topa të artë, tre prej të cilëve i ka pranuar si futbollist i Real Madrid.

Gjatë tetë edicioneve që ai është pjesë e madrilenëve, skuadra e tij ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve, dhe tani është afër të arrijë finalen e vitit 2017 që zhvillohet në Cardiff, në fund të muajit maj. /Insajderi.com