Ronaldo ‘tremb’ Juventusin me mesazhin misterioz

Ronaldo ‘tremb’ Juventusin me mesazhin misterioz

Sipas të gjitha gjasave Cristiano Ronaldo do të qëndrojë te Juventusi edhe për të paktën edicionin 2021/22, shkruan Insajderi.

Ishte vet Ronaldo që shprehu dëshirën për të vazhduar me “Zonjën e Vjetër” edhe për një edicion tjëtër më këtë ekip.

Megjithatë, ishte vet ylli portugez që të dielën publikoi një fotografi me kostum blu dhe pranë veturës Rolls Royce, ndërsa ajo që ra në sy ishte përshkrimi që i vuri fotografisë.

“Mëngjesi i vendimit” – shkroi Ronaldo në Facebook.

Një mesazh i dyshimtë ky i yllit portugez që lë gjithçka të hapur.

Në media është duke qarkulluar lajmi së ky mesazh i përket një lamtumire të mundshme të Cristiano Ronaldos nga Juventusi gjatë kësaj vere.

Në anën tjetër, nuk përjashtohet mundësia që postimi i Ronaldos të ketë të bëjë me ndonjë vendim të rëndësishëm që mund të ndërmarrë në jetën private dhe mund të mos ketë lidhje fare me futbollin.

Kujtojmë që Ronaldo ka qenë i angazhuar në ‘EURO2020’./Insajderi.com