Wayne Rooney është ndaluar mbrëmjen e së enjtes nga policia angleze për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Ndalimi i sulmuesit të famshëm ka ndodhur në zonën Cheshire, aty ku jeton lojtari i Evertonit dhe ish-kapiteni i Anglisë.
31-vjeçari njoftoi javën e kaluar tërheqjen nga kombëtarja pas 53 golave të shënuar në 119 ndeshje.
Gjatë merkatos së kësaj vere, Rooney u kthye te Evertoni pas një aventure të gjatë me Manchester United.