Rooney dhe Shaqiri në një skuadër

Rooney dhe Shaqiri në një skuadër

Stoke City ka hyrë në garë për sulmuesin e Manchester Unitedit, Wayne Rooney

Sulmuesi anglez, Wayne Rooney pritet të largohet nga Manchester United gjatë kësaj vere, pasi lojtari nuk është në planet e trajnerit Jose Murinho.

Rooney gjatë janarit të këtij viti kishte përjashtuar mundësinë e kalimit në Kinë, por mund të transferohej te ndonjë skuadër angleze.

Tashmë në garë për shërbimet e tij ka hyrë edhe Stoke City, lojtari pëlqehet shumë nga trajneri Mark Hughs.

Për shërbimet e tij interesim ka shprehur edhe Everton, skuadër në të cilën Rooney e kishte nisur karrierën para se të transferohej në Old Trafford.

Në rast se Rooney transferohet në Stoke, atëherë do të luante bashkë me Xherdan Shaqirin