Rooney këshillon Solskjaerin: Ja ku duhet të luajë Ronaldo

Rooney këshillon Solskjaerin: Ja ku duhet të luajë Ronaldo

Ish-sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney ka këshilluar trajnerin e Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer në lidhje me pozitën në të cilën duhet ta aktivizojë Cristiano Ronaldon.

Portugezi u largua drejtë “Old Trafford” pasi u largua nga Juventusi një javë pas fillimit të sezonit të ri në Serie A.

Ish-sulmuesi anglez ka thënë se Ronaldo duhet të luajë në rolin e sulmuesit kryesor për “Djajtë e Kuq”.

“Ku duhet të luajë Ronaldo? Si sulmues”, u ka thënë Rooney gazetarëve, i cili tani është trajneri i Derby Countyt.

“Ai është një sulmues dhe nëntë lojtarët e tjerë ndoshta do të duhet të bëjnë pak më shumë punë”.

“Kur keni dikë si Cristiano, ju doni që ai të jetë i freskët në fushë. Ai ende dëshiron të jetë më i mirë dhe jam i sigurtë se ai do të ketë një ndikim të madh tek ata këtë sezon. Për lojtarët e rinj si Mason Greenwood, Marcus Rashford dhe Scott McTominay, të kenë Cristianon aty është një ndihmë e madhe për ta”.

36-vjeçari është transferimi i fundit i United, pasi ata sollën edhe anësorin, Jadon Sancho si dhe mbrojtësin, Raphaël Varane.

Me prurjen e këtyre lojtarëve, Rooney tha se presioni është mbi trajnerin, Ole Gunnar Solskjaer për të filluar me fitimin e trofeve të mëdhenj./Insajderi.com