Rooney shënon gol të ‘çmendur’ në debutim për Evertonin

Rooney shënon gol të ‘çmendur’ në debutim për Evertonin

Wayne Rooney ka treguar menjëherë pse është një nga blerjet më të goditura të merkatos së verës.

Everton është duke luajtur një ndeshje miqësore me skuadrën keniane Gor Mahia dhe blerjes së re të transferuar nga Manchester United i është dashur 35 minuta për të shënuar golin e parë me fanellën e re, dhe një tejet të bukur nga distanca.