Rosberg jep alarmin: Hamilton do të tërhiqet nga Formula 1

Rosberg jep alarmin: Hamilton do të tërhiqet nga Formula 1

Sezoni i ri i Formula 1 mund të nisë me një befasi. “Bombën” e lëshon ish-kampioni i botës, tashmë i tërhequr, Nico Roseberg. Sipas gjermanit, Lewis Hamilton po mendon tërheqjen.

Këtë vit më ka thënë se nuk dëshiron ta kalojë kohën duke udhëtuar. Këtë frazë nuk do ta nxirrte nga goja nëse nuk do të kishte në kokë idenë për të braktisur Formula 1.

Me sezone kaq të gjata dhe rraskapitëse, qëndrimi në Formula 1 bëhet edhe më i vështirë.”

Më 7 janar Hamilton do të mbushë 33-vjeç. Ai ka fituar katër botërorë dhe nuk do të ishte çudi nëse do të thoshtë mjaft, pasi të fitonte të pestin.

Fakti që kontrata e tij me Mercedesin skadon në fund të 2018-ës dhe as që janë hedhur hapa për rinovimin, të bën të besosh te deklarata e gjermanit Rosberg.