Rouhani: Po punojmë çdo ditë për të parandaluar luftën

Presidenti i Iranit Hassan Rohani deklaroi sot se po punon çdo ditë për të ndaluar luftën, disa ditë pas përballjes reciproke në Irak të Uashingtonit dhe Teheranit.

Rouhani: Po punojmë çdo ditë për të parandaluar luftën

“Qeveria po punon përditë për të parandaluar një përballjes ushtarake ose luftën dhe ky është edhe shqetësimi im i përditshëm”, tha Rouhani, gjatë një fjalimi në televizion.

Rouhani bëri komentet e tij, kur Teherani sulmoi objektivat ushtarake amerikane në Irak më 8 janar, në shenjë hakmarrjeje për eliminimin nga ana e Uashingtonit e gjeneralit iranian Qassem Soleimani.

Kjo rritje e fundit e tensioneve ngjalli thirrje botërore për ulje të tensioneve, nga frika e një përhapjeje të gjerë në Lindjen e Mesme.

Presidenti Rouhani se Irani e kishte marrë shpërblimin e tij ushtarak ndaj vrasjes së gjeneralit Soleimani nëpërmjet sulmeve me raketa kundër bazave irakiane të përdorura nga ushtria amerikane.