Tre burra në Indi janë arrestuar pasi ishin filmuar duke rrahur brutalisht një delfin lumi – specie e rrezikuar – në një video që u bë virale.
Sipas “The Guardan”, sulmi, i cili ndodhi më 31 Dhjetor, përfshiu një bandë të rinjsh që goditnin me dhunë një delfin Gangetik me shufra druri dhe sëpatë derisa u gjakos, dhe pastaj mbytën kafshën nën ujin e kanalit Sharda në shtetin indian të Uttar Pradesh.
Në një video grafike të sulmit, një prej burrave mund të dëgjohet duke bërtitur “ju po e sulmoni atë pa ndonjë arsye” ndërsa një tjetër shton “godite atë tani, godite atë tani”.
Delfini më vonë u gjet i vdekur nga një zyrtar lokal nga departamenti i pyjeve me copa të thella në trup, por fshatarët nuk kishin dëshirë të tregonin se si kafsha kishte vdekur.
Por pasi pamjet e sulmit u bënë virale, duke nxitur një reagim kombëtar, tre burra u identifikuan dhe u arrestuan. /Insajderi.com
Horrifying, speechless watching this Dec 31 video from UP’s Pratapgarh. Men laughing while battering a river dolphin. If that’s a Ganges Dolphin, it’s a critically endangered species and also India’s national aquatic animal. The murderers have been arrested by @pratapgarhpol. pic.twitter.com/6xShD4g7lr
— Shiv Aroor (@ShivAroor) January 8, 2021