
Një 61 vjeçar është rrahur nga dy të rinj në rrugët e Bronxit, raporton Insajderi.
Në videon e publikuar nga policia e amerikës 61-vjeçari shihet në rrugën White Pains, kur sulmuesit i’u afruan e njëri prej tyre e rrëzoi në trotuar të asaj rruge dhe shoku i tij, sulmuesi tjetër, e godet në kokë.
Sulmuesit pasi e rrahën fillojnë ti kontrollojnë edhe në xhepat e viktimës kështu duke i marë edhe parat që i gjetën.
Si pasojë nga rrahja i lënduari është dërguar në spital për shkak të plagëve të marra.
Ajo se çka ka ndikuar shumë te opinion ishte mos reagimi i kalimtarëve të rastit, të cilët nuk provonin të afroheshin për të ndaluar sulmuesit. /Insajderi.