Rrahje masive gjatë një demonstrate në Barcelonë (Video)

Rrahje masive gjatë një demonstrate në Barcelonë (Video)

Një marsh paqësor në Barcelonë është përshkallëzuar në dhunë fizike pasi palët e kundërta në debatin rreth pavarësisë së Katalonjës filluan të hidhnin karrigeve dhe tavolina ndaj njëri-tjetrit.

Përleshja ndodhi në margjina të një demonstrate pro-unitetit e organizuar për të rastisur me Ditën Kombëtare të Spanjës, transmeton Express.

Marshi u mbajt paqësisht në njërën prej rrugëve kryesore të qytetit, me një atmosferë festive.

Megjithatë, përleshjet e kapura në kamerë tregojnë se sa të thella janë ndarjet mes disa separatistëve dhe unionistëve.

Shumë persona në këtë përleshje valëviten flamuj spanjollë dhe katalanë teksa e gjuanin njëri-tjetrin me çka do që mundnin para se policia të arrinte. /Express/

http://www.euronews.com/2017/10/12/chairs-fly-in-barcelona-over-catalonia-independence