![Rrahje masive në Bundesligë – shikoni pamjet e përleshjes [Video]](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2019/11/hh1h1-730x440.png)
Freiburg ka arritur të mundë Eintracht Frankfurtin me rezultat të ngushtë 1:0, në kuadër të xhiros së 11-të në Bundesligë, ku golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Nils Petersen në minutën 77’.
Por, në fund të takimin ka ndodhur një incident i cili shihet rrallë herë në kampionatin gjerman.
Futbollisti i Frankfurtit, Abraham është përplasur me trajnerin e Freiburgut, Streich.
Kjo bëri që më pas të shkaktohej tollovi dhe një përleshje e madhe.
Më poshtë mund t’i ndiqni pamjet e incidentit që është parë rrallë të ndodhë në Bundesligë.