Rrahmani: Mësoni t’a duani vendin tuaj

Rrahmani: Mësoni t’a duani vendin tuaj

Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Amir Rrahmani, ka folur pas ndeshjes që Kosova e humbi ndaj Maqedonisë, duke komentuar kritikat që ai nuk ishte pjesë e ekipit.

“I gjithë ekipi i Napolit është në karantinë dhe jemi të ndaluar të bëjmë një metër larg hotelit. Pas të gjitha përpjekjeve të ambasadës italiane në Kosovë, prapë ishte e pamundur të vija”, tha fillimisht ai, transmeton Insajderi.

“Mësohuni ta duani vendin tuaj, pastaj të bëni komente”, ka vazhduar Rrahmani.

Rrahmani, nuk kishte arritur të udhëtonte nga Italia, shkaku që ekipi i tij, Napoli, gjendet në izolim, pas rasteve të konfirmuara brenda klubit./Insajderi.com.