
Amir Rrahmani shkëlqeu me Napolin në fundjavën që lamë pas, pasi ndali Juventus-in, në ndeshjen që të ‘kaltrit’ fituan me rezultatin minimal 1:0, njofton Insajderi.
Rrahmani ishte ndër më të mirët në fushë për Napolin, duke ndaluar sulme të shumta të ‘bardhezinjve’.
Për këtë, kosovari është zgjedhur në formacionin e javës në Itali nga portali i njohur “Tuttomercatoweb”. Pas vështirësive në fazën e parë të Serisë A, ku Gattuso nuk i besoi minuta mbrojtësit, tani Rrahmani duket se po bind me paraqitjet e tij trajnerin dhe pritet të ketë më shumë minuta në dispozicion. /Insajderi.com