Qendërmbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, ka folur para ndeshjes miqësore që vendi ynë zhvillon kundër Shqipërisë.
“Do të na ndihmojnë shumë që të përgatitemi sa më mirë për kualifikueset e Botërorit, sepse dimë që do të kemi një short të vështirë”, tha Rrahmani.
Mbrojtësi i cili luan në Napoli tha se ndeshjet e nëntorit do të jenë një përgatitje e mirë për kualifikimet e Kosovës për kampionatin botëror, ku pritet një short i vështirë.
“Sepse mund jemi në vazot që na garantojnë se do të kemi kundërshtarë të fortë, më të fortë se ne, së paku në ranglistën botërore”, tha Rrahmani.
Kosova pos me Shqipërisë luan edhe dy ndeshje në kuadër të Grupit ‘C” në Ligën e Kombeve kundër Moldavisë dhe Sllovenisë.
“Kështu që, të gjitha këto ndeshje do të na ndihmojnë që të përgatitemi për kualifikueset e Botërorit”, është shprehur Rrahmani. /Insajderi.com