Rrëfehet ish gruaja e Buffonit: Kështu e mora vesh se si më tradhtonte burri

Rrëfehet ish gruaja e Buffonit: Kështu e mora vesh se si më tradhtonte burri

Alena Sederova, ish gruaja e Gianluigi Buffon, ka treguar se si e ka zbuluar se po tradhtohej nga portieri i Juventusit dhe Italisë

Dy vite pas ndarjes nga Gianluigi Buffon, Alena Sederova ka rrëfyer, për revistën “Chi”, për fundin e dashurisë me portierin e Juventusit dhe të kombëtares italiane.

Ajo thotë se e mori vesh për tradhtinë nga mediat. Sederova, 39-vjeçarja me origjinë çeke, ka vuajtur shumë dhe këtë e tregon pas dy vitesh.

Buffon është njohur me të në vitin 2005 dhe u martuan në 2011, babai i dy fëmijëve të saj Louis Thomas, 9 vjeç dhe David Lee, 7 vjeç.

“Ishte si të thuash sikur shtëpia ime kishte marrë flakë, dhe mendimi im i vetëm ishte të shpëtoja fëmijët e mi”, thotë Alena.

Me një martesë të përfunduar vendosi të lërë mënjanë ndjenjat e saj për të mbrojtur fëmijët. Tani ajo ka një lidhje me Alessandro Nasi.

“Jam një person që nxehet shpejt, është e vërtetë, por gjithçka përfundoi atje. Atëherë isha një person shumë më nevrike nga sa jam sot, ndoshta sepse në atë kohë nuk isha mirë”, thotë ajo.