Rrëfehet Van Persie: Ja pse u largova nga Arsenal

Rrëfehet Van Persie: Ja pse u largova nga Arsenal

Robin van Persie thotë se mosarritja e Arsenalit për t’i ofruar atij një kontratë të re në Emirates, bëri që ai të bënte një transferim të kontestueshëm, por të frytshëm në Manchester United në vitin 2012.

Holandezi, i cili shënoi 132 gola në 280 paraqitje për ‘Topçinjtë’, bëri një transferim të diskutueshëm për rreth 25 milionë euro te United.

Van Persie fitoi titullin e fundit të Premierligës me Sir Alex Ferguson, por veprimi i tij për të kaluar te rivalët e Arsenalit ishte irritues për tifozët.

Megjithatë, ai tashmë ka dalë me një sqarim duke zbuluar të vërtetën e asaj se çfarë ndodhi në të vërtetë.

“Ju mund të më krahasoni që isha i martuar me Arsenalin. Unë dhe gruaja ime – Arsenali – ishim të martuar për tetë vjet”, deklaroi Van Persie gjatë paraqitjes së tij si një ekspert për BT Sport.

“Pas tetë vjetësh, gruaja ime, ndoshta u lodha pak nga unë. Këto janë faktet”.

“Nëse Arsenali nuk po ju ofron një marrëveshje të re … ju mund të keni pikëpamje të ndryshme për gjërat por fakti është që Arsenali kurrë nuk më ofroi një marrëveshje të re”.

“Atëherë ju duhet të shikoni përreth. Unë isha ambicioz. Unë ende dëshiroja të fitoja ligën. Kjo është jeta”, zbuloi ai.