Rrëfime nga besimtarët: Si është të jesh homoseksual dhe musliman

Fotografja Lia Darja, ka udhëtuar n botën islame për të përfunduar një projekt që përshkruan homoseksualitetin tek myslimanët, që tashmë njihet si dukuri e papranueshme ekstreme.

Rrëfime nga besimtarët: Si është të jesh homoseksual dhe musliman

Sipas të gjitha religjioneve, edhe tek ai islam ekziston ideja se nuk mund të jesh edhe homoseksual dhe besimtar në fe, në të njëjtën kohë.

“Është e rëndësishme  të tregohet se ekzistojnë pikëpamje të cilat janë të pajtueshme, të jesh i pazakontë dhe mysliman në të njëjtën kohë,” tha ajo për projektin e saj “Being Queer. Feeling Muslim”, ku ajo pasqyron luftën e seksualitetit në fe.

Këto janë tri rrëfimet e muslimanëve homoskseual:

                                                                             Sara, Nju Jork

“Mua kurrë nuk më ka shkuar mendja për një harmonizim në mes të këtyre dyjave. Ndjehem se i përkas të dy identiteteve. Por të qenit e pazakontë dhe të jesh myslimane  për mua e plotësojnë njëra tjetrën. Dhe jam në gjendje të përfaqësoj veten time kur unë e kam pranuar atë se çfarë jam dhe çfarë paraqes 100 për qind, dhe unë i qëndroj prapa asaj. Unë festoj pazakonshmërinë time dhe gjithashtu fenë time.  Për mua kurrë nuk ka qenë problematike të jem më e veçuar në komunitetin tim Mysliman. Njerëzit mendojnë se komuniteti mysliman është një komunitet i madh, por nuk është e vërtetë. Ne të gjithë krijojmë komunitetit tonë. Unë nuk i njoh të gjithë, 2 bilion myslimanët tjerë. I njoh vetëm ata që i shoh çdo ditë, mysliman lokal të komunitetit tim, që më duan dhe më pranojnë ashtu siç jam. Për mua, ajo që është problematike është kur shkoj në vende të caktuara dhe përjetoj fobi ndaj Islamit. Ata zakonisht mendojnë se nuk është e mundur të jesh mysliman dhe i veçantë. Pra, unë dua të vërtetoj se njoh shumë njerëz si puna ime.  Islami për mua kurrë nuk ka qenë pjesë e jetës që mund të më kufizojë, por gjithmonë ka qenë një burim i forcës. Shumë njerëz kanë një paragjykim shumë të fortë ndaj asaj se si një grua myslimane duhet të duket dhe sillet. Edhe pse, kur unë në fakt ndaj me këta njerëz diçka që vërtet është e rëndësishme për mua, ata shpesh janë të hutuar.”

                                                                            Ludoviç, Paris

“Në vitin 2012, pas shumë përpjekjeve për të gjetur një hoxhë të vetëm në Francë i cili ishte i gatshëm për të varrosur një mysliman transeksual, kam themeluar një xhami në Paris e cila  është e hapur për të gjithë. Reagimet ishin mjaft të forta. Të jesh mysliman, arab dhe homoseksual dhe një anëtar i disa grupeve minoritare, mua mi hapë sytë. Minoritetet janë duke u diskriminuar veçanërisht në kohën e krizës ekonomike. Ne duhet të dimë më shumë për Islamin dhe ne duhet të kuptojmë se kush jemi në të vërtetë, në mënyrë që të luftojmë homofiobinë.”

                                                                             Joey, Los Angeles

“Unë kam qenë një ateist mjaft i fortë dhe pas një kohe kam hasur në një novelë të Michael Muhammed Knight, ‘The Taqwacores’ ku bëhet fjalë për një lëvizje myslimane imagjinare punk, e cila njëfarë mënyre u bë realitet pasi u botua. Unë e kam blerë librin dhe leximi i saj vetëm për disa ditë më hapi sytë shumë në lidhje me këtë religjion.  Në një mënyrë, në mendimet e mia isha shumë ortodoks, kur bashkoja komunitetin LGBT dhe Islamin.  Sepse në shikim të parë, pamja duket e errët kur shikon në librin e shenjtë Kur’anit dhe hadithet. Por pastaj mund të lexosh burime tjera, vargje nga Kur’ani dhe hadithe, e cila qartëson se puna qëndron tërësisht në mënyrën se si vendos ta interpretosh atë.”

Marrë nga dazeddigital.com, përtkheu Insajderi.com