
Tenisti serb, Novak Gjokoviq ka rrëfyer për bombardimet e NATO-s në Serbi gjatë luftës së Kosovës, në vitin 1999.
Në një intervistë me moderatorin amerikan Lewis Holmes, Gjokoviq tregoi për frikën që kishte ndjerë gjatë bombardimeve të NATO-s në Serbi. Asokohe ai bashkë me familjen e tij jetonte në afërsi të Beogradit.
“Dëgjoja bomba çdo ditë. Natyrisht se ne ishim të frikësuar, dhe ishim larguar në drejtim të një strehimore. Motra e babait tim, halla ime, ka jetuar në familjen time, rreth katër apo pesë metra larg ndërtesës sonë. Ndërtesa e saj kishte strehimore në bodrum”, tregoi Gjokoviq.
Gjokoviq momentalisht renditet i 12-ti në ranglistën e ATP. /Insajderi.com