
Neymar ka pranuar se prania e Lionel Messit dhe yjeve të tjerë katalanas ka qenë diçka e frikshme në ditët e tij të para te Barcelona.
Sulmuesi brazilian iu bashkua skuadrës katalanase nga Santosi në qershor të vitit 2013 dhe që atëherë është bërë një lojtar i pazëvendësueshëm te kampionët e Spanjës.
Megjithatë. ai me të vërtet pati nevojë për pak kohë që të përshtatej me gjithçka të re që e rrethonte. Fati i Neymarit qe bashkëpatrioti Dani Alves, i cili e ndihmoi ta shihte Spanjën si shtëpinë e tij.
“Kisha frikë kur pashë Messin dhe të tjerët në ndeshjen time të parë te Barcelona. U futa në dhomën e zhveshjes dhe … Messi, Xavi, Iniesta, Pique dhe Dani Alves ishin të gjithë aty. Ata ishin idhujt e mi. Ishte pothuajse sikur po luaja në ‘Playstation’. Sinqerisht, në fillim ishte shumë e vështirë”, – tha Neymar për “TV Globo”-n.
“Dani Alves ishte i rëndësishëm për mua. Kur erdha te Barcelona, ai më ndihmoi për t’u përshtatur dhe për t’u bërë ai që jam sot. Unë kam shumë kohë për të dhe për atë që ai bëri për mua te Barcelona”, – shtoi 24-vjeçari./Telesport