Prodhuesit evropianë të veturave kanë pësuar rënie masive të shitjeve për shkak të rregullave të reja të Bashkimit Evropian për emetim të gazrave.
Testi i ri i emetimit ka bërë që kompanitë në shtatorin e vitit 2018 të kenë 23.5 për qind më pak shitje se në shtatorin e vitit të shkuar.
Vitin e kaluar, ishin regjistruar 1427013 shitje të veturave, ndërsa sivjet në shtator u regjistruan 1091220 shitje.
Megjithatë, rritje ka pasur nga janari në shtator për 2.5 për qind.
Rregullat e reja të Procedurës së Testit për Veturat e Lehta kanë hyrë në fuqi në shtator.
Rregullat e reja më së shumti kanë dëmtuar Grupin Volkswagen. Korporata gjermane pësoi rënie të shitjeve për 48 për qind, nga 330 mijë në 171 mijë sivjet. Gjërat s’ishin mirë as për Porschen e Audin.
“WLTP” si test i ri është i supozuar të detyrojë kompanitë të kenë rezultate më të mira në vozitje më të gjata në shpejtësi të lartë. Ndryshimi ka bërë që kompanitë të përdorin filtra të rinj.