Rrëmbimi i një avioni të brendshëm egjiptian u detyrua të devijohet në aeroportin e Larnakës në Qipro, ku kanë zbritur të lirë të gjithë pasagjerët dhe është arrestuar rrëmbyesi.

Egyptair Flight MS 181 ishte marrë përsipër sot nga një pasagjer që pretendonte të ishte i veshur me një rrip shpërthyes vetëvrasës.
Në një njoftim, Ministria e Jashtme e Qipros ka thënë se “rrëmbyesi është arrestuar”.
Motivi prapa rrëmbimit mbetet ende i paqartë.
Disa raporte të Reuters-it thonë se ai dëshironte të bisedonte me gruan e tij të ndarë qipriote, ndërsa të tjerët thanë se ai ishte duke kërkuar lirimin e grave të burgosura në Egjipt.
Rrëmbyesi kishte tentuar të arratisej në aeroportin e Larnacas para se të arrestohej nga autoritetet e Qipros, shkruan Reuters, derisa e përcjell momentin me fotografi.
Ndërsa Kryeministri egjiptian, Sherif Ismail, deklaroi se rrëmbyesi kishte disa motive të paqarta.
“Ai kërkoi të takohet me një përfaqësues të Unionit Evropian dhe kërkoi të ateronte në një aeroport tjetër, nuk kishte diçka specifike”, tha Sherif.