Qindra njerëz janë zhdukur, derisa momentalisht është i panjohur numri i të vdekurve pasi u rrënua një digë në Laos në Azinë juglindore, transmetojnë mediet botërore.
Në këtë përmbytje të tmerrshme janë goditur gjashtë fshatra.
“Për momentin nuk dihet numri i saktë i njerëzve të cilët kanë pësuar, por janë zhdukur me qindra, transmetojnë mediet.
Aksioni i shpëtimit është në zhvillim, derisa niveli i ujit po rritet nga minuta në minutë.
Kryeministri i Laosit Thongloun Sisoulith i ka anuluar takimet e parapara dhe ka shkuar në vendin e goditur bashkë me një numër të madh të zyrtarëve e lartë për të përcjellë shpëtimin.
Autoritetet lokale kanë bërë thirrje vendeve përreth të ofrojnë ndihmë urgjente për viktimat në veshmbathje, ushqim, ujë të pijes, barëra…/Insajderi.com.