Turqia raportoi 9.561 raste të reja me Coronavirus, duke përfshirë 660 pacientë simptomatikë, dhe 72 vdekje të tjera, transmeton Insajderi.
Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkur në mbi 2,66 milionë, kurse numri i të vdekurve në 28.285, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Rreth 5.297 pacientë të tjerë kanë fituar betejën e tyre kundër virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në mbi 2,54 milionë.
Numri i pacientëve me COVID-19 në gjendje kritike qëndron në 1.200, treguan shifrat e fundit.
Mbi 32,68 milionë teste janë bërë në Turqi deri më tani, duke përfshirë 124.015 gjatë ditës së kaluar.
Më 14 janar, Turqia nisi fushatë masive të vaksinimit kundër COVID-19.
Që nga dhjetori i vitit të kaluar, Turqia ka zbatuar kufizim të lëvizjes për të frenuar përhapjen e virusit. /Insajderi.com