Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 19.590 raste të reja me Coronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Insajderi.
Sipas një deklarate nga Instituti i Shëndetit Publik, njoftohet se me 19.590 rastet e reja në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 3.489.129. Ndërkohë, me 352 vdekje numri i viktimave ka arritur në 82.812, raporton Anadolu Agency (AA).
Në spitale vazhdon trajtimi i 26.239 personave, prej të cilëve 3.348 në kujdes intensiv. Ndërkaq, me 1.710 të shëruar, numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 244.238.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori i vitit të kaluar numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 ka arritur në 2.347.088, ndërsa 815.547 prej tyre kanë marrë dozën e dytë të vaksinës. /Insajderi.com