“Rreth 200 mijë qytetarë kërkuan punë në shtatë muajt e parë të pandemisë”

“Rreth 200 mijë qytetarë kërkuan punë në shtatë muajt e parë të pandemisë”

Në shtatë muajt e parë të pandemisë, 198 mijë qytetarë kanë kërkuar punë.

Kjo statistikë del nga një raport e një hulumtimi të Institutit GAP, njofton Insajderi.

“Në këtë hulumtim janë analizuar punëkërkuesit edhe sipas karakteristikave të tyre si mosha, gjinia, dhe niveli i edukimit, ku del se shumica e punëkërkuesëve i përkisnin grupmoshës 25-39 vjeç, burrat dhe gratë ishin pothuajse të barabartë në numër, kurse për nga niveli i shkollimit dominonin ata të pashkolluar dhe me shkollë fillore apo të mesme”, thuhet në raport.

Po ashtu, raporti dëshmon statisikisht edhe rritjen e papunësisë gjatë pandemisë.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), shkalla e punësimit ra nga 29.1% gjatë tremujorit të parë në 24.1% gjatë tremujorit të dytë të vitit 2020, kurse papunësia pësoi rritje prej 2.2 pikë përqindje prej tremujorit të parë të vitit 2020 (25%) në tremujorin e dytë (27.2%).Sipas Administratës Tatimore në Kosovë (ATK), industritë që pësuan mesatarisht rënien më të madhe të punëtorëve mes viteve 2019-2020 ishin transporti dhe magazinimi (-2,668 punëtorë), administrimi publik (-1,509 punëtorë)tregtia dhe riparimi i mjeteve motorike (-1,406 punëtorë). /Insajderi.com