Rreth 3 mijë të arrestuar nga policia ruse në protestën kundër burgosjes së Navalnyt

Rreth 3 mijë të arrestuar nga policia ruse në protestën kundër burgosjes së Navalnyt

Më shumë se tre mijë persona janë arrestuar nga autoritetet ruse duke përdorur forcën për të mos zhvilluar protestat në mbarë vendin kundër burgosjes së kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny, transmeton Insajderi.

Navalny u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të protestojnë për arrestimin e tij me t’u kthyer në Rusi nga Gjermania ku po trajtohej si pasojë e helmimit, shkruan Reuters.

Autoritetet ruse i kanë paralajmëruar njerëzit që të qëndrojnë larg demonstratave të së shtunës, duke thënë se ata rrezikojnë që të infektohen me COVID-19.

Mirëpo protestuesit i kanë injoruar thirrjet e autoriteteve dhe temperaturat e ftohta -50 gradë celsius.

Leonid Volkov, një aleat i Navalny, u bëri thirrje atyre që të bënin të njëjtën fundjavën tjetër në përpjekje për të çliruar Navalny nga ata që ai i quajti “kthetrat e vrasësve të tij”.

Në qendrën e Moskës, ku reporterët e Reuters vlerësuan se deri në 40,000 njerëz ishin mbledhur në një nga tubimet më të mëdha të paautorizuara për vite me radhë, policia u pa që arrestoi mijëra njerëz. /Insajderi.com