Rreth 31 të vdekur gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite

Rreth 31 të vdekur gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite

Të paktën 31 persona kanë vdekur mbrëmë, gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite.

Agjencia saudite e lajmeve SPA, raportoi se të gjithë pelegrinët e ndjerë janë shtetas të huaj, por deri më tani nuk ka zbuluar shkaqet e vdekjes së tyre.

Haxhi është një nga detyrimet themelore fetare të myslimanëve, për çka këtë vit në Mekë dhe Medinë pritet ardhja e mbi dy milionë pelegrinëve, transmeton Anadolu Agency.

SPA raporton se në Arabinë Saudite tashmë kanë arritur të paktën 620 mijë pelegrinë.