Rreth 700 milionë euro remitenca gjatë vitit 2020

Rreth 700 milionë euro remitenca gjatë vitit 2020

697 milionë euro remitenca ka pasur Kosova gjatë vitit 2020, njofton Insajderi.

Këto të dhëna i nxorri Banka Qëndrore e Kosovës, ku theksohet se përkundër se ishte vit i vështirë për ekonominë shkak i pandemisë, mërgata shqiptare dërgoi 11% më shumë para sesa viteve të tjera.

Pjesa më e madhe e këtyre të hyrave janë nga Zvicra dhe Gjermania.

Sipas Bankës Qëndrore, nga këto të hyra realizohet konsumi i ekonomive familjare dhe një pjesë shkojnë në investime si biznese dhe patundshmëri. /Insajderi.com