Në Afrikë numri i të shëruarve nga Coronavirusi ka arritur në rreth katër milionë, transmeton Insajderi
Sipas faqes së internetit “Worldometers” e cila azhurnon të dhënat mbi COVID-19, bëhet e ditur se në kontinentin afrikan 116.693 persona kanë humbur jetën nga COVID-19.
Në Afrikë ku numri i rasteve me COVID-19 ka arritur në 4.409.469, numri i pacientëve të shëruar ka arritur në 3.946.238.
Numri më i lartë i rasteve me COVID-19 është regjistruar në Republikën e Afrikës Jugore, Marok, Tunizi, Etiopi, Egjipt dhe në Libi.
Kurse numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 është regjistruar në Egjipt dhe në Republikën e Afrikës Jugore.
Ndërsa numri më i lartë i pacientëve të shëruar nga COVID-19 në kontinent u shënua në Marok dhe në Republikën e Afrikës Jugore. /Insajderi.com