Mbrojtësi kroat, Sime Vrsaljko i ka thënë po kalimit të skuadra italiane, Napoli.
Trajneri i Napolit, Maurizio Sarri ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e mbrojtësit të djathtë të Atletico Madridit, Sime Vrsaljko.
Sipas Rai, lojtari i ka thënë po kalimit në Napoli dhe kthimit të tij në Serie A.
Për shërbimet e tij skuadra italiane do të paguajë 20 milionë euro, aq sa kishte paguar Atletico kur e transferoi nga Sassuolo.
Ky nuk është një lajm i mirë për mbrojtësin e Kombëtares Elseid Hysaj, që luan në krahun e djathtë në Napoli.
Për lojtarin po ashtu interesim kishte shprehur edhe Juventus.