Rreziku nga Covid-19, klubet gjermane marrin vendimin drastik

Rreziku nga Covid-19, klubet gjermane marrin vendimin drastik

Klubet gjermane të Bundesligës,  frikësohen se lojtarët e tyre mund të infektohen me koronavirus, kanë marrë vendimin që i ndalon lojtarët e tyre të paraqiten me ekipet kombëtare për ndeshjet e Ligës së Kombeve, transmeton Insajderi.

Sipas “Kicker”, shkak i këtij vendimi, janë infektimet e shpeshta me Covid-19, si dhe dëmtimet e lojtarëve.

Drejtori Sportiv i BVB Dortmund, ish kapiteni, Sebastian Kehl tha “ne po punojmë për një zgjidhje, por ne kemi të drejtë të mos i lejojmë lojtarët tanë për të luajtur me kombëtaret”. /Insajderi.com