
Dyqanet, restorantet dhe shkollat do të mbyllen në pjesën më të madhe të Italisë të hënën.
Kryeministri i Italisë, Mario Draghi paralajmëroi për një “valë të re” të shpërthimit të Coronavirusit.
Për tre ditë gjatë Pashkëve, 3-5 Prill, do të ketë një mbyllje totale, raporton BBC.
Italia, e cila një vit më parë vendosi një nga bllokimet e para kombëtare, po lufton edhe një herë për të përmbajtur përhapjen e shpejtë të infeksioneve.
Vendi ka raportuar më shumë se 100,000 vdekje të lidhura me Covid, numri i dytë më i lartë në Evropë pas Mbretërisë së Bashkuar.
Fushata e vaksinimit në Itali është goditur nga vonesa, siç është parë diku tjetër në Bashkimin Evropian. /Insajderi.com