Stërvitja fatale

Rrëzohet fluturakja amerikane – mungon piloti

Rrëzohet fluturakja amerikane – mungon piloti

Një pilot amerikan i forcës ushtarake po mungon pasi një fluturake ra në Detin e Veriut, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Fluturakja F-15 u rrëzua derisa piloti ishte në mision testues me të.

Arsyeja e rrëzimit mbetet ende e paqartë, ndërsa nga Forcat Ajrore amerikane kanë njoftuar se ishte vetëm një pilot në fluturaken e rrëzuar.

Skuadrat e kërkim-shpëtimit janë duke kërkuar për mbetjet e fluturakes, që besohet se ka rënë diku në Bregun lindor të Yorkshire.