Rrëzohet Qeveria e Suedisë me mocion mosbesimi

Rrëzohet Qeveria e Suedisë me mocion mosbesimi

Parlamenti i Suedisë, Stefan Lofven, ka kaluar një votë mosbesimi.

Një total prej 181 nga 349 deputetë votuan në favor të mocionit, me 51 abstenim.

Është hera e parë në historinë suedeze që një kryeministër rrëzohet në një votim të tillë, raporton BBC.

Lideri socialdemokrat ka një javë kohë për të dhënë dorëheqjen ose për të thirrur zgjedhje të parakohshme.

Vendimi erdhi pasi një mosmarrëveshje mbi kontrollet e qirasë bëri që partia e majtë të tërhiqte mbështetjen e saj për koalicionin.

Rezultati nënkupton një kolaps të qeverisë së koalicionit të pakicave të socialdemokratëve me Partinë e Gjelbër.

Nëse kryeministri vendos të tërhiqet, kryetari i parlamentit do të duhet të fillojë negociatat ndër-partiake për të formuar një qeveri të re. /Insajderi.com