Rriten aksionet e Facebook-ut

Facebook regjistroi një rritje të konsiderueshme të përdoruesve të rinj dhe shitjeve, njoftoi gjiganti amerikan i rrjeteve sociale në raportin tremujor.

Rriten aksionet e Facebook-ut

Njoftimi shkaktoi rritje të aksioneve me më shumë se 10%.

Brenda tre muajve, rrjeti më i madh në botë fitoi 100 milionë përdorues të rinj, në një total prej 2,6 miliardë përdoruesish, një rritje e konsiderueshme në krahasim me fitimet e zakonshme prej rreth 50 milionë përdoruesish të rinj çdo tremujor.

Raporti thotë se shitjet e tremujorit të parë u rritën me 18%, në 17,7 miliardë dollarë.