Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka njoftuar është shënuar rritje e çmimit të naftës në vend, transmeton Insajderi.
Sipas Berjanit, kjo rritje ka ardhur si pasojë e prodhimit të reduktuar të naftës dhe se kjo përcaktohet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
“Sot çmimet sillen 1.08-1.12 diesel apo dizel, benzina 1.09-1.20. Sa i përket çmimeve këto i përcakton BERZH-i dhe organizata prodhuese OPEK. Kur kemi prodhim më të reduktuar në mënyrë automatike çmimet rritet”, ka thënë ai për EO.
I pari i naftëtarëve po ashtu ka bërë me dije se pa marrë parasysh që ka një ngritje çmimi, është më e ulët se në vendet e rajonit, ku krahasuar me Shqipërinë vlera dalluese është për 30 cent.
Ndërkaq, është shprehur se ka sinjale të rënies së lehtë të çmimit të naftës por që ditët në vijim pritet rënie më e theksuar.
“Edhe kjo do të kalojë, pritet që ditët në vijim të ketë zbritje. Kjo është dhënë një sinjal se ka një rënie të lehtë. Ditët në vijim mund të pritet që të bije çmimi i dizelit. Kjo është një shifër e zakonshme e rritjes dhe zbritjes”./Insajderi.com