
Çmimi i Viagras është rritur përsëri – pavarësisht nga pritjet se do të ulet pas hyrjes së rivalëve më të lirë në treg.
Medikamenti i disfunksionit erektil është një nga 100 produktet më të shitur të Pfizer, duke përfshirë trajtimet e zakonshme të kancerit të mushkërive dhe presionit të gjakut, sipas Financial Times.
Më shumë se një muaj më parë Presidenti Trump tha se kishte bindur ‘disa nga kompanitë e mëdha të ilaçeve’ që ‘nxitnin vullnetarisht rënie masive të çmimeve’.
Ekonomistët tani po i bëjnë thirrje Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore që të sqarojnë se çfarë masash kanë planifikuar ndaj kompanive që nuk i janë përmbajtur planit.
Pfizer ka bërë rritjen e çmimit të 100 ilaçeve, disa prej tyre nga 10 për qind, dhe kjo tregon se te shumë kompani të mëdha farmaceutike, retorika e administratës nuk ka ndikim në procesin e tyre të biznesit.
Sachs shtoi: “Unë do të isha shumë i interesuar të shihja një koment nga HHS mbi atë se si ata e shohin masën e Pfizer dhe nëse planifikojnë të ecin përpara çdo rregullore që ata thonë se kanë planifikuar”.