Rritet dukshëm shitja e fanellave të Francës pas rikthimit të Benzemas

Rritet dukshëm shitja e fanellave të Francës pas rikthimit të Benzemas

Rikthimi i Karim Benzemas te Kombëtarja e Francës ka sjellur rritje të ndjeshme të shitjes së fanellës së kësaj kombëtareje, transmeton Insajderi.

Sipas të dhënave nga ‘Unisport’, shitjet janë rritur më 2.400 për qind që kur kthimi i Benzemas u njoftua në listën zyrtare të skuadrës së Francës.

Prania e tij mund të bëjë që fanella e kësaj kombëtare të jetë nga më të shitura të ‘Nike’ përpara turneut veror.

Francezi mungoi pesë vite në skuadrën e drejtuar nga trajneri Didier Deschamps, pas një skandali që ishte përfshirë.

Kjo ka ndikuar që ai të mos ftohej te kjo kombëtare, e cila është kampione e botës në fuqi./Insajderi.com