Rritet industria gjermane, por jo aq sa pritej

Rritet industria gjermane, por jo aq sa pritej

Prodhimi industrial në Gjermani është rritur më pak sesa ishte pritur në muajin korrik, ku tregon se ekonomia më e madhe e Evropës do përballet me një rimëkëmbje të ngadaltë në nivelet përpara pandemisë COVID-19.

Kjo u rrit më 1.2 për qind gjatë këtij muaji, që është rritja e tretë radhazi pas rënies rekord në muajin mars dhe prill.

Treguesi ishte poshtë pritshmërie për një rritje më 4.7 për qind.

Të dhënat treguan se sektori i ndërtimit, që pati rritje gjatë karantinës, u tkurr më 4.3 për qind në muajin korrik, duke ulur shifrën përfundimtare. Sektori i makinave, që përpara krizës po haste vështirësi me kërkesën e dobët dhe transformimi i kushtueshëm tek teknologjia elektrike, pati një rritje të aktivitetit më 7 për qind me bazë mujore, pavarësisht se nivelet e prodhimit qëndrojnë 15 për qind. Edhe nëse përjashtohet sektori i luhatur i energjisë, prodhimi u rrit më 2.8 për qind, raporton Scan.

Ekonomia gjermane e ka përballuar pandeminë shumë më mirë se fqinjët e mëdhenj evropianë, kryesisht pasi vendi mbajti fabrikat e hapura gjatë karantinës.

Rimëkëmbja e fortë e aktivitetit në muajin maj dhe qershor rriti pritshmëritë për një rifuqizim të shpejtë, por ekonomistët presin tashmë një rikthim të ngadaltë në nivelet e para krizës.  /Insajderi.com