Rrjeti i komunikimit, si mjet esencial për funksionimin e shoqërisë, po përjeton një rritje signifikante të përdorimit përgjatë kësaj situate të krijuar nga COVID – 19, dhe kjo ka shkaktuar ngarkesë të rrjetit në tërë rajonin dhe botën.
Në të njëjtën kohë, shfrytëzimi i rrjetit të IPKO ka pësuar rritje prej 20%, dhe kjo nuk ka pasur asnjë ndikim tek shpejtësia apo kapaciteti i rrjetit dhe ne jemi të kënaqur që rrjeti ynë ju mundëson të punoni apo mësoni nga shtëpia, pa ndonjë vështirësi.
IPKO është e dedikuar që të sigurojë shërbime cilësore për të gjithë klientët e saj në mënyrë që të tejkalojmë situatën e krijuar së fundmi duke vazhduar të ofroj një rrjet stabil.
Në mënyrë që të sigurojë kontinuitetin efikas të ofrimit të shërbimeve, IPKO ka organizuar një pjesë të stafit të punojë nga shtëpia ndërsa një pjesë vazhdon të jetë prezentë në dyqane, zyrë apo teren, gjithnjë në shërbimin tuaj.
Ne do të vazhdojmë të ofrojmë shërbime të kualitetit më të lartë dhe të japim kontributin tonë në tejkalimin e kësaj situate me të gjitha mjetet që kemi në dispozicion. IPKO është një kompani me kapacitete dhe infrastrukturë të teknologjisë më të avancuar, dhe jemi duke shfrytëzuar këto përparësi që të vazhdojmë të ofrojmë shërbime të kualitetit të lartë.
IPKO – rrini të lidhur