Rritet në 25 numri i të vdekurve – 2500 janë të lënduar – Numrat po rriten

Rritet në 25 numri i të vdekurve – 2500 janë të lënduar – Numrat po rriten

Autoritetet e Beirut, kanë njoftuar se deri më tani kanë gjetur 25 trupa të vdekur rreth zonës së shpërthimit dhe 2500 të tjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Sky News, raporton se numri i viktimave dhe i të lënduarve, po rritet vazhdimisht – spitalet janë mbushur plotë dhe shpërthimi është dëgjuar në gjithë shtetin dhe përtej tij, trasnemton Insajderi.

Autoritetet janë duke u munduar që të shuajnë zjarrin e përhapur nga shpërthimi, që akoma mbetet aktiv.

Janë raportuar teori të ndryshme në lidhje me shpërthimin, por ministri i shëndetësisë, Hamed Hasa, ka thënë se me shumë gjasë, është një shpërthim aksidental./Insajderi.com.