Rritet në 29 numri i të vdekurve pas tërmetit në Turqi

Rritet në 29 numri i të vdekurve pas tërmetit në Turqi

Tërmet me magnitudë 6.8 që goditi provincën lindore Elazığ të Turqisë të premten në mbrëmje, ka lënë të vdekur deri tash 29 persona dhe mbi 1 mijë e 200 të plagosur.

Ky rajon është goditur nga 401 tërmete, 14 prej të cilëve kishin një magnitudë 4 ose më të larta, tha Autoriteti i Turqisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Tërmeti u ndje në provincat përreth, Dijarbakir dhe Gaziantep në juglindje të Turqisë dhe provincën jugore të Adana, si dhe fqinjët lindorë dhe jugorë të Turqisë, Irani, Siria dhe Libani.

Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit po vazhdojnë tha Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, duke shtuar se numri i të vdekurve mund të rritet.

Turqia është e vendosur në linja aktive të tërmeteve. Një tërmet me magnitudë 7.4 vrau më shumë se 17,000 njerëz në Turqinë veriperëndimore në vitin 1999.