Rritet numri i personave të varfër në Rusi

Rritet numri i personave të varfër në Rusi

Rritet me gjysmë milioni brenda një viti numri i rusëve që jetojnë nën nivelin e varfërisë.

Vladimir Putin kishte premtuar se do të reduktojë mjerimin në vend, por nëse në vitin 2018 vetëm 13,8% e popullsisë, ose 20,4 milionë persona, jetonin në nivelin e varfërisë, kjo kuotë këtë vit u rrit në 14,3% të popullsisë, pra 20,9 milionë rusë.

Niveli i varfërisë vitin e kaluar ishte 10 038 rubla (158 dollarë) në muaj, këtë vit është 10 753 rubla (169 dollarë) në muaj.