Rritet numri i rasteve pozitiv me COVID-19 në Turqi

Rritet numri i rasteve pozitiv me COVID-19 në Turqi

1.549 raste të reja me Coronavirus janë regjistruar në Turqi ditën e kaluar.

Ndërsa, brenda njëzetekatërorëshit të fundit 39 persona kanë ndërruar jetë pasi ishin infektuar me COVID-19.

Këto të dhëna i ka kumtuar ministri i Shëndetësisë në Qeverinë turke, Fahrettin Koca.

“Vazhdon rritja e numrit të pacientëve me gjendje serioze”, ka thënë ai në Twitter, transmeton Insajderi.

Qeveria e Turqisë ka vendosur që nga dita e hënë të ndalojë organizimin e dasmave dhe ndejave të tjera private në qytetin e Stambollit. /Insajderi.com